Qendra Spitalore Rajonale në Kavajë tashme ofron shërbime shëndetësore për mbi 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, por edhe për turistët.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë u njohën nga afër me transformimin e kësaj strukture spitalore dhe shërbimet që ajo ofron.
Nuk munguan as batutat nga Kryeministri Rama për kushtet e mëparshme të këtij spitali.
Rehabilitimi edhe i shërbimit të urgjencës ka mundësuar përballimin e të gjitha urgjencave për Kavajën dhe zonën e plazhit nga Golemi deri në Spille, veçanërisht gjatë sezonit veror ku dhe fluksi pritës është i lartë nga pushuesit vendas dhe turistët e huaj.
Klan News