Disa prej të emëruarve për kabinetin e ardhshëm të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë.

“FBI-ja është në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe incidenteve të sulmeve që synojnë të emëruarit e ardhshëm të administratës”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësja e ekipit të tranzicionit të Trump, Karoline Leavitt kishte ngritur alarmin më herët.

Disa prej të emëruarve dhe të emëruarve të kabinetit të Presidentit Trump u vunë në shënjestër të kërcënimeve të dhunshme. Si përgjigje, forcat e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e tjera vepruan shpejt për të garantuar sigurinë e atyre që ishin në shënjestër,” tha ajo.

Leavitt tha se aleatët e Trump ishin objektiva të kërcënimeve me bomba, si dhe të të ashtuquajturave “sulme swatting”, një referencë për njerëzit që raportojnë në mënyrë të rreme një krim të rëndë në një përpjekje për të shkaktuar një operacion të madh të zbatimit të ligjit në shtëpinë ose vendin e punës së dikujt.

E gjithë lista e atyre aleatëve të Trumpit të shënjestruar nuk është publikuar, por besohet të jenë të paktën pesë të emëruar si kandidatja për Ambasadore e OKB-së, Elise Stefanik e Nju Jorkut, ish-Prokurori i Përgjithshëm i emëruar Matt Gaetz nga Florida, kandidati për Sekretarin e Tregtisë, Hoëard Lutnick nga Neë York, kandidati për Sekretar të Brendshëm, Lee Zeldin nga Nju Jorku dhe kandidati për Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. 

Klan News