Autoritet në Tajlandë deklarojnë se fëmijët që qëndrojnë në shpellë do të duhet të rrinë aty disa muaj. Kjo për shkak se ata nuk mund të zhyten dot dhe shpresa është tek tërheqja e ujit.
12 futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre vazhdojnë të jenë ende në shpellë pasi autoritetet e kanë shumë të vështirë t’i nxjerrin. Ata janë shprehur se nuk kanë më frikë dhe uri, por duan vetëm të shkojnë tek familjarët e tyre.
Ushtria tajlandeze sugjeroi se zgjidhja më e mirë është që ata të presin aty për disa muaj, derisa të tërhiqen ujërat. Zhytësit profesionistë kanë shkuar deri tek djemtë pa bombola oksigjeni, edhe pse ky mision ishte tepër i vështirë. Dhe për këtë arsye është e pamundur nxjerra e fëmijëve jashtë.
Ekspertët thonë se shpella është shumë e ngushtë në disa vende dhe djemtë e vegjël nuk dinë të zhyten. Autoritetet shprehen të shqetësuar se stina e reshjeve sapo ka nisur dhe niveli i ujërave brenda tokës do të vazhdojë të rritet, prandaj djemtë duhen nxjerrë që aty sa më shpejt të jetë e mundur.
Klan Plus