Një studim i ri ka treguar që mënyra se si burrat shtrëngojnë duart, tregon rreth përvojës së tyre në shtrat. Studimi i kryer nga Universiteti Chonnam në Korenë e Jugut ka arritur në përfundimin se burrat që kanë një shtrëngim të fortë duarsh, kanë një jetë seksuale të kënaqshme në shtrat.

Ekspertët mjekësorë thonë se shtrëngimi i fortë i duarve është shenjë e forcës së muskujve. Që do të thotë se humbja e forcës së muskujve mund të shkaktojë rënie të testosteronit, gjë që e bën të dobët edhe një shtrëngim duarsh.

Prandaj femra bëni kujdes. Në takimin e parë që do të keni me meshkuj, shtrëngimi i duarve mes jush do t’ju bëjë të kuptoni rreth aktivitetit të tij seksual në shtrat.

Në studimin koreano-jugor morën pjesë 1771 meshkuj mbi moshën 50-vjeçare. Studiuesit japin edhe një lajm të mirë për ata meshkuj që “vuajnë” nga shtrëngimi i fortë i duarve. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në forcimin e muskujve, e për rrjedhojë zvogëlohen shanset për të mos pasur ereksion.

/tvklan.al