Fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe biznese të ndryshme, u bënë bashkë për të prezantuar produktet e tyre të freskëta dhe autoktone, me vulën “Made in Albania” në panairin “Tirana Agro”. Gjatë vizitës në panair, kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të vogla dhe familjare.

“Ftesa është të blini produkte lokale, ndihmoni bizneset e vogla, ndihmoni bizneset familjare. Kush blen pak kafe, rakinë dhe verën, ose pak ushqime, nuk ka bërë vetëm shtrimin e tavolinës, ka ndihmuar edhe një vajzë të vogël që të blejë librat e shkollës, ka ndihmuar edhe një djalë të vogël që të blejë këpucët e para të futbollit. Ky biznes familjar duhet mbështetur jo vetëm nga Bashkia e Tiranës, por nga kushdo që i ka mundësitë”.

Mbështetja për bizneset sipas Veliajt duhet shtrirë përtej bashkive.

Tv Klan