Qindra njerëz e nisën kështu Vitin e Ri në plazhin e Barcelonës në Spanjë. Ata iu bashkuan festës tradicionale duke bërë banjën e parë në ujërat e detit Mesdhe që këtë ditë të parë të Janarit llogaritej në vetëm 13 gradë Celsius.

Me kostume feste ata shijuan motin e mirë dhe me diell. Ndërsa në Berlin, ishin me mijëra që në këtë 1 Janar zgjodhën ta nisin Vitin e Ri duke vrapuar.

Garës 4 kilometra të gjatë iu bashkuan rreth 4500 pjesëmarrës, por më shumë se fitorja, rëndësi për pjesëmarrësit duket se kishte nisja e Vitit të Ri sa më pozitivisht dhe djegia e kalorive të marra gjatë festave. Gara është e hapur për të gjithë dhe fitimet shkojnë për bamirësi.

Ndërsa italianët u treguan më të guximshëm këtë 1 Janar. Nuk mungoi as këtë herë hedhja tradicionale e nga ura Cavur e Romës në ujërat e akullta të lumit Tiber.

Hedhja më e mirë u vlerësua kjo e Marco Fois që mori për këtë vit titullin simbolik. Hedhja nga ura festohet në ditën e parë të vitit të ri që nga 1946-ta.

Tv Klan