Miliona njerëz në mbarë botën kanë nisur të festojnë Vitin e Ri dhe i dhanë lamtumirën 2024-ës. Kiribati ishte vendi i parë në botë që i dha lamtumirën vitit 2024 dhe priti zyrtarisht vitin e Ri.
Pas këtij kombi në paqësor Viti i Ri mbërriti edhe në Zelandën e Re.
Qyteti më i madh në Zelandën e re, Auckland e priti Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare fishekzjarresh mbi ndërtesën e saj më të lartë, Sky Tower.
Maja e kullës u ndez me ngjyra të ndryshme ndërsa fishekzjarrët shpërthyen në qiell. Dy orë pas Zelandës së Re, fishekzjarrët shpërthyen edhe në urën e portit të Sidneit në Australi.
Shfaqja e fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve zgjati rreth 10 minuta dhe u shijua nga afër nga mbi 1 milionë njerëz, përfshirë edhe mijëra turistë të huaj që shijuan nga afër spektaklin tradicional në Harbor Bridge.
Klan News