Në mesazhin e tij të urimit për shqiptarët, në vigjilje të ndërrimit të viteve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se shqiptarët kanë kaluar kohë të vështira.

Por nisur nga ndryshimi i pushtetit në Shtetet e Bashkuara, Berisha thotë se viti që vjen pritet të jetë më i paqtë për botën dhe sipas tij ndryshimi do të vijë edhe për Shqipërinë.

“Dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj. Nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve më të keqpaguar në Europë”, shprehet Berisha.

Ai i ka ftuar shqiptarët të bashkohen që në 2025-ën të sjellin ndryshimin.

“Le të bashkohemi që në vitin 2025, që koinçidon me 20-vjetorin e ardhjes së dytë në pushtet të Partisë Demokratike, të krijojmë një front të gjerë në mënyrë që të firmosim së bashku rotacionin, të firmosim së bashku ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Gëzuar!”, përmbyll urimin e tij Berisha.

Tv Klan