Në qytetin kinez të Harbin, Festivali vjetor i akullit dhe borës u prit me një spektakël fishekzjarresh.
Fishekzjarret ndriçuan vendin e ngrirë, ku shumë turistë nga provincat jugore u entuziasmuan duke parë skulpturat masive të akullit, pavarësisht temperaturave të ftohta që shkuan në -20°C.
Turistët u shprehën të emocionuar nga përvoja e tyre në këtë vend.
“Në fakt, është një përvojë shumë e re. Unë i pashë ata që krijonin këto skulptura akulli, mendoj se janë artistë të vërtetë dhe kanë punuar shumë. Unë mezi e përballova të ftohtin, kështu që e admiroj për përkushtimin e tyre”, tha turisti Liu Weixian.
Të tjerë vlerësojnë mikëpritjen e qytetit.
“Unë vij nga Hangzhou, provinca Zhejiang, dhe kjo është hera ime e parë në Harbin. Doja të përjetoja botën e akullit dhe borës. Ndjeva vërtet ngrohtësinë dhe mikpritjen e Harbinit këtu. Pavarësisht të ftohtit, përvoja ka qënë tepër argëtuese”, thotë Yang Ze.
Sipas organizatorëve, ngjarja e këtij viti është më e madhja në histori, pasi është përdorur një rekord prej 300 mijë metra kub akull dhe borë për të krijuar skulpturat.
Që nga fillimi i tij në 1983, festivali ka tërhequr çdo vit miliona vizitorë nga e gjithë bota.
Klan News