Reshjet e shumta të rëna gjatë muajit maj dhe në vazhdim kanë ndikuar dhe në fillimin e sezonit turistik. Të gjithë turistët brenda dhe jashtë vendit, që i kishin planifikuar t’i kalonin pushimet në bregdetin shqiptar, janë tërhequr nga planet e tyre pikërisht për shkak të kohës së paqëndrueshme dhe me reshje.
“Kjo ka ndikur absolutisht në krahasim me vitin e kalur, sepse vitin e kalur në muajin qershor i kishim afërsisht 3 herë më shumë turista edhe që i kishim sjellë edhe që kemi dërguar nga Shqipëria për në plazhet e Turqisë.”
92 mm shi ranë vetëm në muajin maj dhe po ashtu ka nisur dhe muaji qershor, ndërsa njerëzit, jo vetëm nuk kanë nisur frekuentimet e plazheve, por veshja e tyre në shumë raste i takon ende stinës së pranverës. /tvklan.al