Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër mbylli mbrëmjen e kaluar edicionin e tij të 62, mes emocionesh, një atmosfere të bukur dhe zbulimit të talenteve të reja.

Rejna Koçi me këngën “Dashuri sjell në këtë botë” u shpall fituese për moshat 6 – 9 vjeç.

Ndërsa për grupmoshën 10-14 vjeç me këngën “Sytë e saj” u përzgjodh si më e mira Ameis Demiraj.

Prej tri vitesh në ketë festival nuk mungon çmimi “Kujtim Alija” i mjeshtrit të ndjerë që ka dhënë aq shumë për këtë festival.

Në këtë natë finale e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Shkodra në ekranin e Tv Klan nuk munguan të ftuarit e veçantë që ndër vite kanë kontribuar për festivalin e fëmijëve si: Rosela Gjylbegu, Elhaida Dani dhe Alis Kallaçi.

Tv Klan