Festivali i katërt për të drejtat e njeriut ka mbyllur siparin e tij në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi.
Gjatë pesë ditëve të këtij festivali u shfaqen për publikun 37 filma ndërkombëtare, dokumentare, nga shume vende të botes që solli një panorame mbi të drejtat e njeriut në këto vende, fenomene të ngjashme hera-herës edhe në vendin tone.
Gjatë ditëve të festivalit mbërritën në Akademinë Marubi edhe regjisore, autore te filmave pjesëmarrës, të cilët kemi patur mundësi t’i ndjekim përgjatë tërë festivalit, edhe në lidhjet direkte me edicionin e lajmeve në TV Klan.
Daniela Kostandini: “Zoti Çashko sot kemi mbërritur në natën finale të festivalit të filmit për të drejtat e njeriut, gjatë gjithë këtyre ditëve janë shfaqur 37 filma, janë mbajtur forume ku është diskutuar për çështje të të drejtave të njeriut”.
Kujtim Çashku: “Unë jam shumë i gëzuar për këtë gjë. Patëm mundësinë që të shifnim filma siç kam deklaruar nga të gjithë kontinentet që trajtojnë tema tabu, filma të ndaluar nëpër vendet e tyre”.
Temat e filmave ishin tema të nxehta që shqetësojnë sot botën, si luftërat civile, çështje të minoriteteve, prostitucionit, homoseksualitetit, trafikimit të droge, sakrificave të grave islame, e deri në përsiatjet e mëtejshme të shoqërive të ndryshme, drejt integrimit artistik e social, tema që gjetën interesin e duhur edhe gjatë forumeve të shumta, me të ftuar të njohur dhe nxënës, të mbajtura në kinemanë e Akademisë Marubi, gjatë ditëve të festivalit./tvklan.al Gazetare: Irma Toptani