Dështoi për të fituar “Topin e Artë”, gjithsesi, Vinicius Jr do e mbaj mend gjatë vitin 2024. Braziliani u shpall lojtari më i mirë nga FIFA, duke kurorëzuar një sezon fantastik me Real Madrid. Për herë të parë në karrierë, sulmuesi merr një vlerësim të tillë, teksa në vitin 2024, ai shënoi 24 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat.
Vini Jr bëhet braziliani i parë që fiton çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj që nga viti 2007, ndërsa shënoi golin e fitores në finalen e Champions League ndaj Dortmundit dhe tripletën kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.
Braziliani la pas Rodrin, fitues i Topit të Artë dhe shokun e skuadrës, Bellingham. Tek femrat ky çmim u fitua nga Altana Bonmati. Spanjollja fiton për herë të dytë radhazi, pas sukseseve me kombëtaren dhe Barcelonën, ku arriti të fitojë Champions League duke shënuar dhe u shpallur lojtari më e mirë e finales.
Çmimi Pushkash shkoi në Manchester, me yllin e United, Alejandro Garnacho që fitoi garën për golin më të bukur të vitit. Ekzekutim perfekt prej tij, pasi me një lëvizje spektakolare i shënoi Evertonit. Çmimi “Marta” fitohet nga vetë futbollistja. Braziliania triumfoi në garën për golin më të bukur të vitit, shënuar në portën e Xhamajkës.
Italiani, Carlo Ancelotti u shpall trajneri më i mirë i vitit 2024, për të lënë pas emra pretendent si Shabi Alonso e Pep Guardiola. Tekniku i Real Madrid e merr këtë vlerësim për herë të parë në karrierë dhe që shoqëron tre trofe të fituar në pankinën e spanjollëve. Pasi fitoi zemrat e tifozëve edhe atyre kundërshtarë, Guilherme Moura triumfon edhe në garën për fansin e vitit 2024. 8-vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike dhe pas 16 ditësh në koma nuk harroi mbështetjen për klubin brazilian, Vasco de Gama.
Formacioni më i mirë i vitit është rreshtuar në skemën 4-3-3, ndërsa dominohet nga lojtarët e Real Madrid me 4 vende, mes të cilëve edhe Toni Kross tashmë i pensionuar nga futbolli. Mes emrave të rëndësishëm bëjnë pjesë Erling Haland, Yamal apo edhe Rodri.
Klan News