FIFA ka konfirmuar se merkatoja e fundit e Janarit të vitit 2025 ka vendosur një rekord sa i përket transferimeve të futbollistëve dhe futbollistëve

Në total, janë kryer 5863 transferime ndërkombëtare në futbollin profesionist për meshkuj në Janar.

Kjo është shifra më e lartë ndonjëherë për merkato Janari dhe pothuajse 20% më e lartë se rekordi i mëparshëm nga Janari 2024.

Shuma totale e transaksioneve nga klubet ka qenë 2.35 miliardë Dollarë, që është më e larta e të gjitha kohërave për çdo dritare të Janarit. Shuma është 57.9% më e lartë krahasuar me Janarin 2024 dhe 47.1% më e lartë se rekordi i mëparshëm i Janarit 2023.

Rekorde të reja u vendosën edhe në futbollin profesionist për femra. 5.8 milionë Dollarë u shpenzuan nga klubet për tarifat e transferimeve ndërkombëtare, shuma më e lartë ndonjëherë në çdo janar.

Klubet angleze janë të parat sa i përket shpenzimeve, me 621.6 milionë Dollarë. Pas tyre vijnë klubet gjermane me 295.7 milionë Dollarë. Ndjekin italianet me 223.8 milionë Dollarë, e pastaj klubet franceze me 209.7 milionë Dollarë. Një ritëm të ngjashëm ka edhe nga Arabia Saudite me 202.1 milionë Dollarë.

Klan News