Pierluigi Collina, kryetar i komisionit të arbitrave të FIFA-s, do t’i propozojë Bordit Ndërkombëtar të Federatave të Futbollit një ndryshim në rregullat e lojës.

Bëhet fjalë për rastin e 11-metërshave kur goditja e parë pritet nga portieri ndërsa lojtari shënon pas rikthimit të topit.

Sipas ish-arbitrit ky është një avantazh i madh për lojtarin që shkelmon topin. Kjo pasi në më të shumtën e rasteve portieri e ka të pamundur të vendoset në pozicion për të pritur goditjen pasardhëse.

Mesatarisht, 75% e goditjeve janë shënuar tashmë. Shpesh herë penalltia është një mundësi më e sigurtë për të shënuar se sa aksioni sulmues që u ndal me faul. Madje edhe nëse e pret portieri është mundësia e goditjes sërish për të shënuar gol.

Sipas Collina-s kjo duhet të jetë një ankesë e argumentuar edhe nga portierët. Sipas italianit zgjidhja do të ishte ashtu si në penalltitë që goditen në kohën shtesë që kur i pret portieri ndalet loja.

Tv Klan