Telashet nuk kanë të ndalur te Vllaznia. FIFA ka bllokuar sërish merkaton e shkodranëve dhe kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ndodh diçka e tillë.

Para Klasikes së Shqipërisë me Tiranën, kuqeblutë bënë të mundur zhbllokimin e merkatos, pasi shlyen detyrimet ndaj Lorik Boshnjakut. Menjëherë drejtuesit regjistruan Repajn dhe Mensah, por tashmë sërish merkatoja e tyre bllokohet.

Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se nga kush lojtar këtë herë u bllokohet merkatoja.

Vlen të theksohet se Vllaznia është shumë afër rikthimit në Shkodër të Victor Da Silvës dhe transferimit të Nehar Sadikit. Operacione që për momentin janë në pritje, diçka që do të merrte rrugë vetëm pas zgjidhjes së problemeve në zyrat e FIFA-s.

Klan News