Beshiktash është i fiksuar me futbollistët shqiptarë. Klubi turk ku luajtën mesfushori kuqezi me tipare sulmuese Ernest Muçi dhe sulmuesi i krahut i Kosovës Milot Rashica, tani kërkon në skuadër edhe Mirlind Dakun.
Sulmuesi i kombëtares e mbylli sezonin me një paraqitje mjaft të mirë në kampionatin rus me Rubin Kazanin. 26 vjeçari në 28 takime në kampionat shënoi 10 gola, dha 4 asiste.
Sipas mediave turke, një ofertë nga shqiponjat e zeza ka pasur për sulmuesin, por është refuzuar.
Kontrata atij i përfundon në verën e 2026-ës, por gjigandët turq e duan ta marrin këtë verë. Kartoni i tij kushton 1.5 mln euro, por drejtuesit rusë kanë vendosur që të diskutojnë transferimin në përfundim të Euro 2024, pasi besojnë se do të rritet edhe më shumë vlera e kartonit të lojtarit kuqezi.
Te Beshiktashi duan të përforcohen në ofensivë, pasi bashkëpunimi me Vincent Aboubakar do të ndërpritet. Gjatë karrierës së tij, qendërsulmuesi ka luajtur në 232 takime ku ka shënuar 109 gola dhe ka dhënë edhe 21 asiste.
Klan News