Trajneri i ri Ole Gunnar Solskjaer, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në stolin e Besiktas.

Skuadra turke shkëlqeu me rezultatin 4-1 ndaj Athletic Bilbao në Europa League. La shenjën e tij në këtë përballje edhe Ernest Muçi, i cili u rikthye të luajë si titullar.

Shqiptari ishte një nga më të mirët në fushë dhe aktiv në aksionet e golit për vendasit. Paraqitje të shkëlqyer tregoi sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili realizoi dopietë golash.

Kjo fitore e ngjit Besiktas-in në vendin e 18-të me 9 pikë, ndërsa për Bilbao-n është humbja e parë, me spanjollët që renditen në vendin e dytë me 16 pikë.

/tvklan.al