Beshikashi ka marrë një vendim për të ardhmen e sulmuesit kuqezi Ernest Muçi. Klubi nga Stambolli e ka nxjerrë 23-vjeçarin në shitje dhe po pret një ofertë nga klubet e interesuara.
Turkja “fotomac.com.tr” shkruan se pavarësisht se Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës, ai nuk konsiderohet si pjesë e projektit.
Beshiktashi pagoi për transferimin e Muçit nga Legia e Varshavës 10 milionë Euro në Shkurt të 2024-ë.
Por drejtuesit dhe trajneri Serdan Toprak-tepe nuk janë të bindur nga forma e tij.
Muçi ka shënuar katër gola në 13 ndeshje në Superligën turke dhe një rrjetë në Ligën e Evropës.
Sulmuesi kuqezi ka kontratë deri në Qershor të vitit 2027. Në një prononcim të fundit, futbollisti i kombëtarer shqiptare u shpreh se ishte e vështirë që të jepte më të mirën, pasi nuk luante në pozicionin e tij ideal.
Në kampionatin turk ai është aktivizuar 695 minuta, ndërsa në total 1009 minuta.
Klan News