Kanë filluar punimet për shtresën e fundit të asfaltit që do të hidhet në rrugët dytësore të Lotit 2.
Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.
Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.
Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.
Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për këto punime që po kryhen./tvklan.al