Trajneri i kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu pret një sfidë tepër të fortë ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve. Përpara këtij 90 minutëshi delikat për llogaritë e grupit, ai ka konfirmuar se Dardanët nuk duhen nënvlerësuar, pasi në përbërje kanë edhe element cilësor.

“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovësn. Është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre. Ata kanë lojtarë që luajnë me ekipe të mira në Europë. Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm nëse i lejohet të luajë. E mbyllëm mirë në Prishtinë, por kur ku i lejohet të luajë është vendimtar.”

Rumanisë i duhet vetëm një pikë për tu konfirmuar fituese e grupit në Ligën C, e cila përkthehet edhe me ngjitjen në divizionin më lart. Ndërkaq, Kosova ka një ecuri të mirë pasi në këtë edicion të Ligës së Kombeve ka shënuar 3 fitore e një humbje, pikërisht në ndeshjen e parë me rumunët me shifrat 3-0.

Ekipi i Franco Fodës tenton të thyej edhe mallkimin, pasi synohet fitorja e parë kundër Rumanisë në 4 ndeshjet që janë përplasur në histori.

Klan News