Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, së bashku me institucionet në varësi, rezulton se kanë nevojat më të mëdha për punonjës, në 500 pozicionet e shpallura në Departamentin e Administratës Publike.
Sipas informacioneve të marra në DAP, Ministria e Financave kërkon konkretisht rreth 200 punonjës, ndërsa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka rreth 100 vende të lira pune.
Më tej kërkesat për punonjës pasohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me rreth 50, si dhe Ministria e Bujqësisë me 40 kërkesa. Më pak vende të lira kanë Ministria e Brendshme dhe ajo e Turizmit me nga 25 secila.
Nevojat më të mëdha janë për juristë dhe inxhinierë. Për këtë vit ka 1 183 vende të lira pune të planifikuara për rekrutim, më e larta që prej vitit 2020. Të dhënat tregojnë se interesi i qytetarëve për të punuar në shtet ka rënë ndjeshëm.
Vjet ka patur mesatarisht rreth 13.5 aplikime për pozicion, ndërkohë që në vitin 2022 kishte 17.9 aplikime për një vend pune.
Tv Klan