Media prestigjioze rekomandon disa qytete që duhen vizituar
Prestigjiozja Financal Times, shkruan sërish për Shqipërinë. Kësaj radhe në artikull zgjedh të bëjë një parakalim që nga Ilirët deri të regji komunist, si për të nxjerrë në pah shtresat e ndryshme të historisë nëpër të cilën ka kaluar ky vend.
Edhe qytetet kryesor dhe rrëfimin e natyrës zgjedh ta bëjë nëpërmjet fakteve historike dhe si ndikoi çdo ndryshim politik në Shqipëri.
Ndalet në Gjirokastër, qytetin ku lindi gjeniu i letrave Ismail Kadare, por edhe diktatori më i egër Enver Hoxha. Çatitë e shtëpive të qytetit të gurtë padyshim kanë impresionuar këdo vizitorë po aq shumë edhe Kalaja e bukur e Gjirokastrës.
Pak më lart, rri një tjetër qytet i bukur historik që nuk i ngjan askujt tjetër. Është Berati, historia e të cilit shtrihet 2400 vjet më parë madje dhe përtej ilirëve. Shtëpitë e bardha që shtrihen rrëzë kodrave janë patjetër një zgjedhje e gjithkujt që do të preki një qytet historik ndryshe.
Nuk mbetet jashtë Tirana, që në artikullin e Financial Times vlerësohet si një qytet më simpatik sesa njerëzit e vlerësojnë. Me kafenetë dhe muzetë e bukur arkeologjikë, kryeqyteti duhet të jetë një zgjedhje për cilindo që vendos të pushojë në Shqipëri.
Shqipëria pritet të shënojë tjetër rekord turistësh për këtë vit, duke u kthyer në një magnet të rëndësishëm për udhëtarët.
Tv Klan