Rritet numri i individëve që hapin llogari në fondet e investimit
Normat e interesit për llogaritë e qytetarëve në banka kanë arritur në fund të muajit Qershor vlerat më të ulëta historike.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nëse kërkon të lesh një depozitë me afat 1 vjeçar, interesi vjetor që merr nga kursimet është 0.41%, duke shënuar një rekord të ri sa i përket normave të ulëta të fitimit.
Për llogaritë me afat 6 muaj interesi është edhe më i ulët, 0.37%, ndërsa për depozitat me afat 2 vjet, norma arrin 1.02%, 30% më e ulët edhe se niveli i inflacionit.
Gjatë këtij viti, edhe investimet në letrat me vlerë të qeverisë kanë arritur në vlerat më të ulët historike. Yield-i mesatar i bonove të thesarit ka zbritur në 1.3%.
Kjo referencë e re në tregun financiar vendas ka bërë që edhe interesi i kredisë së re të bjerë. Huatë në lekë me afat mbi 5 vjet kapin një interes prej 5%, ndërsa interesi për kredi në pasuri të patundshme shkoi në 3.67%.
Fitimet minimale nga depozitat kanë zhvendosur në tregun e fondeve të investimeve për 6 muajt e parë të vitit 31 milionë dollarë, ndërsa numri i personave që investuan në këto platforma arriti në 30 mijë e 500.
Interesi për investitorët në këto fonde është më i lartë se ajo që ofron tregu bankar.
Tv Klan