Dëmtimet duket se nuk kanë fund te Real Madrid këtë sezon. Madrilenët u rikthyen te fitorja në kampionat, pasi mposhtën me rezultatin 3-0 Gironën në transfertë.

Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Ancelotti-t, që nuk u arrit pa pasoja. Në këtë përballje, dy lojtarë të Realit shfaqën probleme.

Bëhet fjalë për Jude Bellingham dhe Ferland Mendy. Për mesfushorin, ishte një lodhje, tregoi trajneri Ancelotti pas ndeshjes, ndërsa për mbrojtësin francez, dëmtimi ka qenë serioz.

Mendy ndjeu dhimbje në këmbën e djathtë dhe do të mungojë ndaj Atalantës në Champions. Ende nuk dihet sa do të jetë koha e rikuperimit, por mungesa në mesjavë është e sigurt. /tvklan.al