Armando Broja ka kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar në fillim të vitit. Sulmuesi shqiptar është stërvitur normalisht me Everton-in gjatë kësaj jave.
Mediat pranë klubit, raportojnë se Broja mund të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës në Premier League ndaj West Ham.
Ky është një sinjal pozitiv edhe për Shqipërinë, duke dhënë shpresë për një grumbullim të lojtarit për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Mbetet të shihet nëse stafi i Everton do të japë dritën jeshile, për shkak se futbollisti sapo ka kaluar lëndimin.
Dilemat do të marrin fund ditën e Shtunë, kur trajneri Silvinjo do të publikojë listën me futbollistët që do të jenë të grumbulluar për Anglinë dhe Andorrën.
Si gjithmonë, të gjitha ndeshjet e Kombëtares shqiptar mund t’i ndiqni ekskluzivisht në TV Klan.
/tvklan.al