Sikur të mos mjaftonte eliminimi, ndeshja e kthimit ndaj PSG-së, ka lënë pasoja edhe në dëmtime te Liverpool.
Trent Alexander Arnold, u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj francezëve dhe duket se lëndimi është serioz.
Në konferencën për shtyp, trajneri Arne Slot deklaroi se mbrojtësi i djathtë ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të jetë jashtë për një periudhë të gjatë.
Bëhet fjalë për një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë për 26-vjeçarin, i cili do të mungojë në finalen e Kupës së Ligës ndaj Newcastle.
Ende nuk ka një datë të saktë për kohëzgjatjen e dëmtimit, por mediat angleze raportojnë se Arnold do të jetë gati vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit.
Kujtojmë se mbrojtësi është futur në muajt e fundit të kontratës me Liverpool, e cila i skadon më 30 Qershor dhe në verë mund të largohet si lojtar i lirë. /tvklan.al