Ish-Presidenti amerikan George Bush ka përgëzuar Donald Trumpin për fitoren e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një letre publike, Bush ka shprehur falenderimet edhe për punën e bërë deri tani nga Presidenti në detyrë Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, e cila garoi për Presidente por humbi përballë Trumpit.

“Përgëzoj Presidentin Trump për zgjedhjen e tij si President i 47 i SHBA, si dhe zv/Presidentin e sapozgjedhur J.D. Vance dhe familjet e tyre.

Falenderoj gjithashtu Presidentin Biden dhe zv/Presidenten Harris për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë.

Pjesëmarrja masive në këto zgjedhje është shenjë e republikës sonë të shëndetshme dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike. Laura dhe unë u jemi mirënjohës zyrtarëve të zgjedhjeve, punonjësve të sondazheve dhe vullnetarëve që mbikëqyrën zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

U bashkohemi lutjeve të bashkëqytetarëve tanë për suksesin e liderëve tanë të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes. Zoti vazhdon ta bekojë vendin tonë të madh”, thuhet në letrën e ish-Presidentit Bush.

Donald Trump fitoi shumicën e votave elektorale. Po kështu, republikanët fituan edhe Senatin.

Rikthimi i Trump për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet një fitore e rëndësishme.

/tvklan.al