Imazhe të bukura solidariteti vijnë nga Rio de Janeiro i Brazilit në një kohë jo shumë të qetë. Statuja emblematike e Krishtit në qytet u ndriçua të mërkurën nga flamujt e të gjitha vendeve që janë prekur nga COVID-19.
Mes tyre dallon edhe flamuri i Shqipërisë, ku deri më tani janë shënuar 2 viktima dhe 64 të infektuar në total me koronavirus. Këtë veprim e ka përshëndetur edhe kreu i shtetit tonë, Ilir Meta.
“Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës”, shkruan Meta.
Në total në të gjithë botën janë shënuar rreth 225 mijë raste, ndërsa 9.282 persona kanë vdekur. Mbi 85.000 persona janë shëruar nga sëmundja./tvklan.al