Dy ndeshjet e para të javës së 25-të në Kategorinë e Parë, prodhuan plotë 9 gola të shënuar.

Flamurtari triumfoi 4-1 ndaj Korabit, me përmbysje. Vlonjatët e panë veten në disavantazh pas golit të shënuar nga Patrik Treni, por vendasit rikthyen avantazhin, falë golave të Shkurtajt dhe Markut, si dhe dopietës së Oshafit.

Rikthim te fitorja për Flamurtarin që mban vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa Koarbi renditet në vendin e nëntë me 25 pikë.

Pogradeci dhe Lushnja barazuan 2-2 mes tyre, në një përballje që kishte edhe polemika. Në minutat e fundit, liqenorët gjetën golin e fitores, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje.

Një rast i diskutueshëm, që shkaktoi protesta të mëdha te Pogradeci, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e arbitrave.

Me këtë barazim, Lushnja mban vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Pogradeci renditet i gjashtë me 34 pikë.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al