Kastrioti ka zgjedhur trajnerin e ri. Skuadra e Kategorisë së Parë, i ka besuar drejtimin Klevis Himës.

Tekniku 32-vjeçar do të pasojë në stol të larguarin Stavri Nica, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Hima e njeh mirë Kategorinë e Parë, pasi ka drejtuar aty Burrelin sezonin e kaluar, ndërsa ka qenë pjesë edhe e stafit teknik të Laçit në elitë.

Krutanët kanë pasur një sezon me ulje-ngritje, ndërsa pas 22 javëve kampionat, mbajnë vendin e shtatë me 30 pikë.

/tvklan.al