Trajneri i Napolit, Antonio Conte kërkon që skuadra e tij të luajë pa presion ndaj Interit, në duelin për vendin e parë.
Tekniku i të kaltërve, në konferencën para ndeshjes theksoi se ekipi i tij e ka merituar vendin në renditje.
“Përtej renditjes, e prisja që Napoli pas shtatë muajve të kishte marrë formë. Fakti që jemi në garë për vendin e parë, na mbush me krenari. Nuk duhet të kemi presion. Ia thashë edhe djemve. Duhet që lojtarët ta shijojnë këtë moment. E kemi merituar këtë renditje.
E rëndësishme është që të largohemi nga ndeshja, me bindjen se kemi dhënë maksimumin, edhe nëse humbasim. Mund të them se deri tani kemi qenë mirë dhe nuk kemi pasur shumë dëmtime. Jemi skuadra e tretë me më pak lëndime. Kryesisht në çdo vend që kam qenë, kam pasur pak dëmtime”, deklaroi Conte.
Në prag të duelit, Interi mban vendin e parë me 57 pikë, 1 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë. /tvklan.al