Vora dhe Flamurtari bënë detyrën, duke fituar ndeshjet e tyre në Kategorinë e Parë, në sfidat e javës së 23-të.

Vlonjatët triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Valbonës në shtëpi. Golat e Ememe dhe Oshafit, i dhanë suksesin kuqezinjve. Me këtë fitore, Flamurtari mban vendin e dytë me 55 pikë, 2 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Vora.

Këta të fundit fituan me të njëjtin rezultat ndaj Erzenit në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai, iu fal golave të Tabakut dhe Ruzgis.

Erzeni mbetet i fundit me 8 pikë, ndërsa Valbona në vendin e parafundit me 8 pikë.

Në takimin tjetër, Lushnja fitoi minimalisht ndaj Kastriotit. Me këtë fitore, lagunarët ngjiten në vendin e pestë me 33 pikë, ndërsa krutanët zbresin në vendin e shtatë me 3 pikë më pak. /tvklan.al