Nëna e Daniel Qoses, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e recepsionistit, ka deklaruar për mediat se, ngjarjen e ka mësuar në televizion. Kostaqe Qose shprehet se, djali i saj nuk e njihte Eraldo Nevruzin, pasi ky i fundit kishte pak ditë që kishte nisur punë te hoteli.
“Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët. Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Danieli nuk e njihte se aq ditë kishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre.”
Kostaqe Qose thotë se nuk dëshironte të dërgonte djalin në Dhërmi për shkak të një feste familjare. Tregon se punonte çdo sezon veror dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte me pronarin Geraldo Shehu.
Danil Qose dhe David Larti, që të dy nga Korça akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsioniti. Ata pritet të dalin në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e shtunë.
Klan News