Nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Me dhimbje të thellë, por me buzëqeshje në buzë; kështu e ka nisur rrëfimin Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Buzëqeshjen ja ka dedikuar djalit të saj, teksa ka thënë: Martin ti je lart, na shikon dhe unë të dua pafund. Ti je i buzëqeshur dhe unë do të buzëqesh si ti.

Blendi Fevziu: Ju shpreh ngushëllimet e mia drejtpërdrejtë.

Florina Cani – Nëna e Martin Canit: Faleminiderit nga zemra juve dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë të gjithë botës. Për mua ka qenë një sensibilizim shumë i madh dhe jam mirënjohëse për të gjithë që më kanë mbështetur dhe dua që sot këtë emision ta filloj me një buzëqeshje ashtu sikur ishte djali im, Martini. Martin ti je lart, na shikon dhe unë të dua pafund. Ti je i buzëqeshur dhe unë do të buzëqesh si ti.

/tvklan.al