Treguesi i ndjesisë ekonomike është përqëndruar në sektorë si shërbimet dhe tregtia, të cilët vijojnë të mbajnë performancën më të lartë në pritjet për të ardhmen.

Të dhënat e raportuara në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije se pas përmirësimit të dy muajve të mëparshëm, besimi në situatën e përgjithshme ekonomike shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin Maj.

Për eksperten e ekonomisë, Eriola Hoxha, kjo situatë lidhet ngushtësisht me sezonin turistik dhe fluksin e lartë të vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Eriola Hoxha: Përgatitjet dhe ajo çfarë ofron një turizëm gjithpërfshirës si Shqipëria, duket se rezultatet do të jenë jo vetëm më të mria se sezoni i kaluar, por në këtë sezon do të kalojnë çdo pritshmëri.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë raporton një tërheqje nga besimi për të ardhmen në sektorë si ndërtimi, industria, por edhe ai konsumator. Ata thonë se presionet e inflacioniste mbeten ende të pranishme. 

Eriola Hoxha: Janë disa vite tashmë që raportet ndërmjet Euros kundrejt Lekut janë nënçmuar duke çuar edhe uljen e besimit të konsumatorit në 3 sektorë.

Vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit qëndruan në nivel të njëjtë me muajin e kaluar, ndërsa parashikohet një rritje e çmimeve në vijim.

Tv Klan