Stina e shpirtit ka hyrë tashmë dhe në shumë vende ku vjeshta ka shtrirë tapetin e saj, natyra po jep spektaklin e ngjyrave. Një ndër shtetet ku peizazhet kanë magji të veçantë dhe vjeshta shënon një ndër momentet më të pritura të vitit, është Japonia.
“Foliage”, ose gjethnaja, shënon ndryshimin e tonaliteteve të ngjyrave të gjithëve të pemëve, nga e verdha e dielltë, portokallia e deri tek tonet e të kuqes së ndezur. Nga fundi i Shtatorit e deri në ditët e para të Dhjetorit, sipas zonave, nga më të ftohtat e në zbritje gjeografikisht nga veriu në jug, deri tek ato më të ngrohtat, që shënojnë edhe mbylljen në muajin Dhjetor.
Quhet Momijigari dhe sipas traditës japoneze, kërkohen vendet më të mira ku pemët Acero, janë veshur në të kuqe, duke shënuar një nga momentet e kulturës dhe kostumeve të shoqërisë, më të pritura.
Nisin kështu celebrimet në natyrë me festivalet e Vjeshtës në shumë lokalitete, dhe ndër të parët kur nis është muaji Shtator, që hap siparin në Hokkaido, një ndër me sugjestivet, organizuar çdo vit nga universiteti me të njëjtin emër, ku kampusi është i rrethuar nga një park madhështor dhe gjatë orëve të mbrëmjes rrugicat ndriçohen me një efekt “foliage” edhe më të ngrohtë e emocionues.
Nga parqet e qyteteve, në pyjet përreth tempujve, përronj, liqene dhe male, vishen me ngjyrat e pemëve, dhe mrekullia e natyrës e bëjnë Japoninë një ndër vendet më të vizituara gjatë kësaj periudhe, me simbol pikërisht pemën e Acero, simbol i kohës që kalon, i ndryshimit dhe rinovimit, dinjitetit, fisnikërisë e elegancës.
Sikurse ndodh edhe në pranverë me çeljen e luleve të qershisë, moment tjetër mjaft i rëndësishëm për kulturën e këtij vendi, edhe momijigari vjeshtor fton njerëzit të shijojnë natyrën dhe të qëndrojnë sa më shumë në kontakt me të, si një ritual i pazëvendësueshëm për të admiruar natyrën dhe shpërthimin e ngjyrave të saj.
Muajt Tetor-Nëntor-Dhjetor shënojnë një event unik që tërheq vizitorë nga e gjithë bota për të shijuar jo vetëm magjinë e gjetheve, bukurinë e natyrës por dhe përfshin edhe mundësinë për të hyrë në kulturën e vendit me shijimin e specialiteteve stinore në kulinari, si ëmbëlsirat me gështenja, sake të nxehtë dhe oriz me kungull, por edhe shtëpitë tradicionale të çajit ku mund të shijosh historinë e lavdishme të këtij vendi me simbolet e tij.
Vendet më të famshme për “Foliage” janë Parku Kombëtar Nikko, Tempulli Tofukuji në Kyoto dhe Mali Koya në prefekturën Wakayama.
Klan News