Ditën e daljes nga materniteti pas operacionit  që rrezikoi jetën e saj e të djalit por të dy ia dolën me sukses, në shkallët e tij, Nexhi u përball sërish me dhunën e ish-bashkëshortit. Ajo tregon për  “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se vëllai  i saj u përpoq të gjente një urë komunikimi me kunatin e tij, por pa dobi. Një ditë, vëllait iu desh ta shihte e përjetonte realitetin e tmerrshëm të së motrës e më pas të gjente forcën për të mos përkeqësuar gjendjen.

Nexhi: Ndodhi një debat kur unë u dhunova fizikisht me djalin në krahë vetëm dy javësh dhe në sy të vëllait tim. Vëllai im, ky i dyti sepse të madhin e kisha në Itali dhe nuk donim ta shqetësonim, pavarësisht se ishte pak në dijeni, më thoshte që “unë s’kam pse të bëj burg ose s’kam pse të ushtroj dhunë te një person që është i dhunshëm, unë mundohem të flas me fjalë” dhe e uli në kafe dhe i tha “vendos, nuk ke pse ti të ushtrosh dhunë pikërisht në syrin tim”.

Ardit Gjebrea: Në momentin që ushtroi dhunë në syrin e tij…

Nexhi: E ka tërhequr vëllai im, e ka mbajtur fort dhe i ka thënë “të lutem, të kam vëlla dhe ty”./tvklan.al