Pak ditë pas vrasjes së mësuesit nga nxënësi i tij në Francë kanë shpërthyer protestat dhe frika nga ekstremistët. Autoritetet në Francë këtë të diel njoftojnë se janë duke bërë gati dokumentet për dëbimin e më shumë se 231 personave, të cilët dyshohet se janë ekstremistë.
Të gjithë personat që do dëbohen janë të huaj dhe prej kohës kanë qenë në vëzhgim për pikëpmaje ekstremiste fetare.
Reuters shkruan se kjo lëvizje vjen dy ditë pasi një 19-vjeçar me origjinë çeçene i preku kokën mësuesit e të tij, pasi ky i fundit i kishte treguar karikatura me profetin Muhamed.
Në Francë ekstremist janë ata persona të janë të përfshirë në një proces radikalizmi dhe që mund të udhëtojnë jashtë vendit për t’u bashkuar me grupe terroriste.
Nga lista e atyre që pritet të dëbohen 180 prej ndodhen aktualisht në burg, ndërsa 51 të tjerë pritet të arrestohen gjatë ditëve në vijim./tvklan.al