Franca ka mbajtur një ceremoni për viktimat e sulmeve të Parisit në vitin 2015, të kryera nga militantët e Shtetit Islamik. Të shtënat dhe bombardimet lanë të vdekur 130 persona dhe 350 të plagosur.

Ndërkohë pesë vjet më vonë Franca është përsëri në gatishmëri të lartë pas më shumë sulmeve xhihadiste. Tre grupe ekstremistësh islamikë sulmuan në stadiumin Stade de France dhe vendet e njohura në qendër të Parisit në 2015.

Muajin e kaluar mësuesi i historisë Samuel Paty u vra afër shkollës së tij në periferi të Parisit. Tre persona humbën jetën në një sulm në një kishë në jug të Nice-s.

Kryebashkiaku i Parisit dhe Kryeministri, së bashku me ministra të tjerë dhe përfaqësues të organizatave të viktimave vizituan vendet e sulmeve dhe duke vendosur lule. Ceremonia e parë ishte në Stade de France, ku filluan sulmet.

Në orën 20:00 dritat e kullës Eifel do të fiken, ndërsa në orët e natës Eifel do të shkëlqej për pak kohë në nder të viktimave. Po ashtu do të ketë edhe një koncert me muzikë klasike nga Philharmonie de Paris si një homazh për ata që kane humbur jetën në sulmet terroriste.

Klan Plus