Shpërthime të fuqishme në 3 autobusë urbanë tonditën gjatë natës Tel Avivin, një valë për të cilën hetuesit dyshojnë për akte terrori. Shpërthimet nuk shkaktuan viktima pasi autobusët ishin bosh, por kaq u desh që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të urdhëronte ushtrinë për një operacion anti-terror në territorin palestinez të Bregut Perëndimor.
Sulmi nisi pasi autoritetet gjetën pranë autobusëve të djegur, një pajisje eksplozivi të pashpërthyer ku shkruhej “hakmarrje për Tulkarmin” referuar operacioneve anti-terror të ditëve të fundit në zonën me të njëjtin emër në Bregun Perëndimor.
Pajisja me eksploziv peshonte 5 kilogram. Policia izraelite po zhvillon një operacion të gjerë anti-terror në Tel Aviv pasi dyshohet për vendosje eksplozivësh në të tjera zona të qytetit dhe mjetet e transportit publik, përfshirë edhe metrotë dhe trenat.
Sulmi ndodhi një ditë pasi Hamasi dorëzoi trupat e pajetë të 4 pengjeve të marrë në sulmin e 7 Tetorit 2023, ndër të cilët 2 fëmijë, ndërsa autoritetet po bëjnë përgatitje për përcjelljen e tyre për në banesën e fundit.
Tv Klan