Telashe të reja në horizont për Francesco Tottin. Ish-futbollisti i Romës dhe kombëtares italiane po përjeton momentin më të keq në jetën e tij. Pas procedurave që sollën divorcin me bashkëshorten e tij, Ilary Blasi, ish-kapiteni është në hetim për evazion fiskal.

Duke iu referuar mediave italiane, Totti ka shmangur mosdeklarimin e të ardhurave, duke mos paguar taksat. Nëse akuza vërtetohet, Totti rrezikon një dënim nga 2 deri në 5 vite burg. Hetimi nxori në pah dështimin për të raportuar një pjesë të të ardhurave ku zbuloi se Totti nuk ka paguar taksa për të ardhurat që rrjedhin nga reklamat, shumë që u rrit në 200,000 Euro.

Sipas mediave italiane, hetimet nuk nisën nga ankesa e Ilary Blasi për menaxhimin e financave, aq sa hetimet e Guardia di Finanza nuk u fokusuan në llogaritë e supozuara të huaja, të cilat sipas ish-bashkëshortes së tij, ai i hapi në Singapor dhe SHBA, por me të ardhura që lidhen nga reklamat.

Dyshimet i përkasin deklaratave mes viteve 2018 dhe 2022, ku Totti ka paguar një milion Euro, duke çuar në mbylljen e çështjes. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar për të qenë pjesë e hetimit për evazion fiskal.

Klan News