Fronistët kanë bërë zgjedhjet e tyre për takimet që do të kenë javën e ardhshme. Pas emocioneve që përjetoi me Rominën, Jonny ka vendosur që t’i japë një takim Sellmës.  

“Një vajzë që ka pasur shumë durim dhe gëzohem që e fotoj në takim, Sellma”, tha Jonny.

Ndërkohë Kristi do të jetë në një takim me Xhenin javës që vjen.

Zgjedhje më e lehtë për vajzat froniste. Siç edhe e deklaroi gjatë emisionit se do të dalë në takim vetëm me të, Daniela zgjodhi javën e ardhshme Vilianin.

Ndërkohe Dea do të vijojë takimet me Albionin. “Djali më i bukur i Kosovës, Albioni”, tha Dea teksa bëri zgjedhjen e saj./tvklan.al