Kombëtarja Ukrainase e femrave do të luaj dy ndeshje në vendin tonë. Përpos sfidës ndaj kombëtares së teknikut, Amir Grima, kjo përfaqësuese do të masë forcat edhe me Kroacinë.
Takimi i dytë për llogari të grupit B4 të Ligës së Kombeve për vajza. Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, FSHF ka vendosur të mirëpresë dhe organizojë këtë sfidë.
Përballje që do të luhet më 25 Shkurt ne oten 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë sipas protokollit të UEFA-s.
Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia. Duel tepër vendimtar edhe për fatin e kombëtares sonë, mes dy skuadrave që sfidohen për fitimin e grupit të Ligës së Kombeve.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Ukraine-vs-Kroaci-01-scaled-1-819x1024.jpg)
Klan News