Në një intervistë për “Opinion”, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u shpreh se situata pas-pandemisë së koronavirusit do të shkaktojë krizë ekonomike.
“Çdo investim që bëjmë sot është një urë për ta shpëtuar popullatën nga pandemia. Kjo është një krizë globale që do t’i prekë të gjithë, pretendohet të shkojmë në një recesion total, që e gjitha bota financiare të ketë vështirësi të mëdha financiare, por jo vetëm kaq, por që SHBA të shkojnë në një stanjacion”, u shpreh Fullani.
Fullani tha se për të shpëtuar krizën ekonomike në SHBA , referuar ekspertëve, nevojitet 6 triliard dollarë, dhe po kaq dollarë për të shpëtuar të gjithë botën.
“6 triliard dollarë për të shpëtuar krizën në SHBA thonë ekspertët, ndërsa për gjithë botën do të duheshin edhe 6 triliard të tjera”.
Ndërkaq, për Fullanin dy janë rrugët për të dalë nga kriza: O rritje taksash, ose rritje e borxhit… nuk ka rrugë tjetër.
“Duhet me çdo kusht të shpëtojmë ekonominë”,tha ai.
Vendet që do të vuajnë më tepër nga kjo krizë sipas Fullanit, do të jenë ato të varfrat dhe jo ato të cilat janë prekur nga koronavirusi.
“Me çdo kush të dërgojmë para kesh në xhepat e qytetarëve“, thotë Fullani duke e parë si të vetmen zgjidhje për t’i ndihmuar.
“Jam optimist për vendin tonë, sepse kemi sistem solid bankar, normë të ulët inflacioni, dhe niveli i borxhit është në nivele të menaxhueshme“, u shpreh ai. /tvklan.al