Pas takimit me Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, presidenti francez Emmanuel Macron shprehu optimizmin në një intervistë për televizionin amerikan Foxnews, për fundin e shpejt të luftës në Ukrainë.

“Fillimisht të kemi një armëpushim. Mendoj se kjo mund të arrihet brenda javëve të ardhshme”, tha presidenti francez.

Macron dhe Trump duket se kanë rënë në ujdi për synimet e njëri-tjetrit në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara do të arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla. Po punojmë për propozimin franko – britanik për të dërguar trupa, jo në front apo për luftë por për të ruajtur paqen në disa zona”, u shpreh Macron.

Për dërgimin e paqeruajtësve europianë në Ukrainë, Trump tha në takimin me Macron se kishte folur me Putinin për këtë dhe se shefi i Kremlinit ishte gati të pranonte.

Trump e thirri Macron në Shtëpinë e Bardhë për të dëgjuar kërkesat e europianëve, pas nisjes më 18 Shkurt të bisedimeve me Rusinë në Riad, ku nuk u ftuan përfaqësues të Kievit dhe Brukselit. Për mineralet e rralla dhe për përfshirjene BE-së në bisedime, Vladimir Putin tha të Hënën se nuk ishte kundër.

Tv Klan