Aktivitetet synojnë tërheqjen e sa më shumë turistëve
Me kostumet shumëngjyrëshe, dhjetëra e qindra fëmijë dhe të rritur mbushën rrugët e kalldrëmta të pazarit karakteristik për festën e karnavaleve të qytetit të Gjirokastrës. Më pas, u krye riti i djegies së dordolecit që simbolizon largimin e të gjitha të këqijave.
Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar disa aktivitete në këtë fundjavë me synim, tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj.
Fundjava kulmoi në mbrëmje me koncert nga artistë shqiptarë dhe të huaj ku performuan këngëtarë të njohur si Elhaida Dani dhe Yank Zerka, duke ndezur atmosferën përpara sheshit kryesor të qytetit.
Turistët u shprehën të impresionuar nga mikpritja dhe mënyra e organizmit të eventeve.
Gjatë muajit Mars në Gjirokastër po zhvillohen një sërë aktivitetesh, të cilat i shërbejnë jo vetëm jetës kulturore në qytet, por edhe zhvillimit të sektorit të turizmit.
Tv Klan