Për të gjithë ata që fundjavën do ta kalojnë në kryeqytet, jeta kulturore e Tiranës, sjell disa varacione shfaqjesh shumë të mira për t’i ndjekur.
Në skenën e Teatrit Kombëtar, do të luhet produksioni më i fundit “Biznesmeni” që riktehu regjisorin e mirënjohur Gëzim Kame. Një dramë thellësisht aktuale shqiptare, e shkruar nga Viktor Zhusti i cili po ashtu inpterpreton krah aktorëve të tjerë të njohur, Genci Kame, Myzafer Zifla etj.
Ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental, ka menduar edhe për publikun e vogël me shfaqjen “Princi i vogël”, dhe për më të rriturt me shfajqen “Dashuritë e Presidentit” ku vihet në qendër ish-presidenti George Washington, me aktoren e mirnjohur Luiza Xhuvani, Kristjana Dodaj etj.
Teatri Metropol po vazhdon të ngjisë në skenë shfaqjen shumë të pëlqyer nga publiku “Para Perendimit”. Me një kast të mirënjohur të aktorëve, drama e nobelisit Gerhat Hauptmann, prezanton rolin e individit në shoqërinë bashkëkohore.
Teatri i Operas dhe Baletit, ka zgjedhur të flasë me gjuhën e dashurisë dhe me mzuikën e Puçinit, duke ngjitur në skenë shfaqjen shumë të njohur “La Boeheme”.
Tv Klan