As reshjet e shiut nuk e ndalën atmosferën festive në natën e 3 të “South Outdoor Festival” në Borsh. “Cumbiafrica”, ishin artistet e para ndërkombëtare që u ngjitën në skenën gjigante duke dhuruar magji të vërtetë me muzikën e tyre latino-dance.
Të tjerë artiste shumë të dashur që performuan në “South Outdoor Festival” ishin Eugent Bushpepa, Merk dhe Kremont, por ai që dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm ishte francezi i famshëm Gims.
Por pavarësisht koncertit festiv, nuk munguan aktivitetet e ndryshme më herët gjatë ditës. Forumi për turizmin, rininë dhe produktet bio shqiptare ishin pjesë e “South Outdoor”
Eraldo Rexho, dr. Komunikimi i “South Outdoor Festival”: Arsyeja pse ky festival lindi në të vërtet dhe mbahet tashmë prej shtatë vitesh pa nisur ende sezoni veror, është pikërisht kjo që ne t’i nxisim njerëzit të vijën në jug të Shqipërisë, ku siç e keni parë gjithë këto ditë mundësia për të bërë qejf është e pafundme, që në fillim të pranverës e të zgjasim kësisoj sezonin turistik.
Herida Duro, Agjencia Kombëtare e Turizmit: Çdo vit njerëzit nuk e shikojnë si një aktivitet që duhet të vijë do të kalojnë pak plazh, po kaloj të dëgjoj edhe pak muzikë, por janë pjesë e këtij aktiviteti gjatë gjithë ditës kudo ku ai zhvillohet dhe një të gjitha momentet e spoteve të ndryshme që ka dhe e mira është që rikthehen, janë rikthyer më të shumtë, me miq me familjarë dhe me shumë miq që vijnë nga jashtë.
Lira Pipa, zv/ministre e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: Promovimi i sajteve kulturore që ne për fat të mirë si vend i kemi me tepri, le të themi. Jo më larg se këtu është Kalaja e Porto Palermos, ku patëm mundësi ta vizitonim dje së bashku me ekipin për të bërë një tur, pse jo, por edhe për të kuptuar për vlerat historike krahas atyre natyrore dhe turistike që ofron çdo sit.
Rezarta Bare, përfaqësuese e GIZ: Ky është një shteg që kalon në shumë sajte kulturore të Shqipërisë, shumë pranë Butrintit, e kalon Vjosën, shumë pranë Gjirokastrës dhe përfundon në Livadhet e Gramozit.
Edicioni i 7 i “South Outdoor Festival” gjatë gjithë ditëve në Borsh mblodhi qindra vizitorë vendas dhe turistë të huaj, duke shërbyer si një promotor i turizmit të Shqipërisë.
Klan News