17 persona janë zhdukur dhe 28 të tjerë janë shpëtuar pasi një anije turistike u mbyt në Detin e Kuq.

Anija “Sea Story”, mbante 45 persona, duke përfshirë 31 turistë të kombësive të ndryshme dhe 14 anëtarë të ekuipazhit gjatë një udhëtimi shumëditor kur u fundos pranë qytetit bregdetar të Marsa Alam.

Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të gjetur më shumë të mbijetuar në koordinim me marinën dhe ushtrinë egjiptiane.

Klan News